TIRANË

Ish-deputetja e PD Grida Duma, e cila para djegies së mandateve nga opozita u bë subjekt i lajmeve për takimin e saj me ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt e ka cilësuar një ‘flluskë’ veprimin e bërë ndaj ambasadorit që solli edhe një radhë reagimesh nga ambasadat në vendin tonë madje edhe nga selia qendrore e OSBE.

Në “Dritare me Rudinën” në News24, e pyetur nëse ka pasur takim me ambasadorin pas këtij rasti, Duma tha jo por se është në kontakt të vazhdueshëm.

“Jo me thënë të drejtën por për asnjë arsye që ka të bëjë me ngjarjen. Qëndroj në kontakt të vazhdueshëm. Nuk kemi folur për këtë çështje. Ajo që na takon është të qëndrojmë në kontakt por edhe për të treguar e analizuar dhe qasur se cila është pikëpamja jonë për situatën politikën dhe jo politike. OSBE është një organizatë dhe çdo organizatë ka një influencë nga mënyra se si individi që është në krye i qaset asaj. uUnë respektoj vetëm një gjuhë, gjuhën e komunikimit. Personalisht e kam gjetur gjithmonë gjuhën e arsyes, ose të vërtetat në limitet fundore i kemi thënë siç janë. Nuk kam reshtur së thëni që duhet të shtojmë intensifikojmë komunikimin me ndërkombëtarët.
Është thjesht një flluskë për të hequr vëmendjen e publikut nga ngjarje të rëndësishme që zhvillohen në vend. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe është amplifikuar tejet mase nga qeveria, e cila merret me të tilla punë, kur nuk ka çfarë të tregojë se çfarë punësh bën, sepse realisht nuk punojnë siç duhet”, tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb