TIRANE- Në një rrëfim krejt ndryshe nga ata që jemi mësuar, kësaj here Jozefina Topalli shfaq një anë tjetër të sajën. Gjatë një interviste për Intv, Topalli tregoi rrugëtimin e saj në politikë, por dhe faktin nëse kishte miqësi familjare me deputetë, kolegë të saj, për shkak dhe të viteve të gjata të angazhimit në politik.

“Jo nuk kam miqësi. Janë të kufizuara. Mike e shtrenjtë është Arenca Troshani, ka qenë deputetë, ministre. Është e vërtetë, pa hile, e ndershme. Me të takohemi shpesh.”, tha Topalli.

Nga ana tjetër ish-kryeparlamentarja e parë e vendit, nuk i shpëtoi dhe pyetjes së gazetares nëse ka ndonjë peng nga politika.

“Jo nuk kam pengje. Mund të them se kam qenë me fat, pasi mund të ishin dhe të tjera në vendin tim. Jo se kam qenë më e zonja, por kam qenë e privilegjuar. Ka qen fat për mua, pasi kam njohur politikanët më të njohur të globit. Kam qenë me fat që Hillary Clinton mbajti fjalim në Parlamentin tonë në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe s’më lëshonte dorën, më thoshte: ‘Unë dua të ndihmoj ty, merre numrin tim të telefonit’. Apo dhe ardhja e presidentit Xhorxh Bush”, pohoi ajo.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: