TIRANË- Në fund të emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 kryeministri Edi Rama ka treguar dhe domethënien e yllit në kravatën e tij. I pyetur nga Drejtori i News24 Andi Tela për domethënien dhe nëse ka lidhje me datën e sotme, 110-vjetori i lindjes së diktatorit Enver Hoxha Rama tha se është për kënaqësi.

Andi Tela: Çfarë simbolizon ylli në kollare? Ditë e veçantë sot ka gjë lidhje?

Edi Rama: Kur të dish autorin e kravatës, të çon për shpifje dhe në vendin e autorit të kravatës ikën në burg…

Andi Tela: Pse pikërisht sot?

Edi Rama: Shijet nuk diskutohen. Dhe kur pyet për kuptimin e një shenje bën pyetjen që bënte realizmi socialist, lidhja e formës me përmbajtjen. Kjo është thjesht kënaqësi.
Çfarë date është sot?

Rama Ylli 1
Rama Ylli 1

Robert Rakipllari: Është 110-vjetori i lindjes së merhumit.

Edi Rama: Ju kujtoni merhumin unë kujtoj Ismail Qemalin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb