TIRANË

Eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i pranishëm në studion e lajmeve në ‘News24‘ tha se protestat e opozitës  nuk po prishin imazhin e vendit siç po pretendohet.

Ai theksoi se Edi Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit, si e vetmja rrugë për të rinisur dialogu mes palëve politike. I pyetur se a ka një marrëveshje nga palët politike, Gjata tha se këto parulla shpalosen nga kryeministri Edi Rama për shkak të frikës, por shtoi se këto hamendësime janë të pavërteta.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të gjejë një punë tjetër. Imazhin e Shqipërisë e prishin demonstratat apo shkrimi i gazetës  gjermane BILD. Kush po e prish imazhin. Ne po punojmë për të shkatërruar këtë kokë të keqe. Genocid ekonomik. Këto po shkatërrojnë  vendin dhe kombit.  Ne kërkojmë çlirimin e ekonomisë.Gjatë vite ishte qeverie e mbrapshtë e Ramës. Ne po kërkojmë ta çlirojmë vendin. Një trekëndësh sot qeveris vendin  oligarkë-krim –qeveri. Ne po kërkojmë që t’i heqim dhe ti pastrojmë këto. Tani janë deputetë, që do të vinte dita se do plaste do vinte. Djegia e mandateve ishte veprimi i duhur dhe u vu opozita në krye të protestave.

Në po organizojmë lëvizjen dhe po e menaxhojmë  kundër qeverisë. Dialog me kryeministrin e krimit nuk ka dhe ulemi në dialog me PS-së pas largimit të tij. Siç mori pushteti komunist gjithçka  me vete, edhe Rama do të marrë gjithçka me vete. Për dëmin 110 mln euro kryeministri futet në burg. Uroj që mos të jetë i vërtetë lajmi. Nuk jam as polic kufiri dhe nuk e di. Edhe Zoti Basha është në Angli . Nuk di që të ketë marrëveshje, por ne dimë që ka vetëm një zë. Edi Rama i hap këto parulla. Asnjë marrëveshje nuk ka, por Rama i hap këto nga frika. Aksioni i radhës është me 25 maj dhe nuk ka ndalim.

Goditja e Dollapit ishte një kat terrorist.  Më keq do të jetë  protesta e opozitës me 25 maj. Mund të këtë edhe ndonjë provokim, ka edhe ndonjë operacional, ka ndonjë polic. Protestat këto kanë. Zgjedhje me 30 qershor nuk ka dhe kjo histori është e mbyllur këtu”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb