TIRANE- A ka nevojë Shqipëria për një “Beppe Grillo”? Çfarë mund ta ‘shkundë’ klasën politike? Këto pyetje dhe shumë të tjera, duke marrë shkas nga zgjedhjet në Itali ku fitoi lëvizja ‘5 Yjet’, po trajtohen gjerësisht në emisionin “Studio e Hapur” ku janë të ftuar 4 analistë.

Pyetjes së moderatores Eni Vasili nëse në Shqipëri ka një politikan të ngjashëm si Beppe Grillo, iu përgjigj gazetari Arjan Çani. Ky i fundit theksoi se personazhi politik është pikërisht kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij ai ka hipnotizuar shqiptarët, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Unë them se zgjedhjet në këtë rast na konfirmojnë që politika nuk është reacionalitet, por edhe dimensionitet. Grrillo ishte gjeni i skenës. Ai nuk ka qenë komik, por dramatik. Ai ishte një mjeshtër i tillë që mund të bënte që edhe njerëzit të qeshnin dhe me vdekjen. Ai arriti të hynte nga sheshet, mediat e censuruan. Ai tha; ‘mua s’më plas fare, do dal në shesh t’i flas njerëzve’. Po ta shohësh ai duket si plak me flokë të bardhë dhe me mjekër. Ai ka arritur që turmat ti bëjë për vete. Ti Eni the më parë që në Shqipëri ska Beppe Grrilo. Ne e kemi Beppe Grillon, është Edi Rama. Po ta shihni me vëmendje, bën një ‘One man show’. Ka vite që e bën. Vitet e fundit ishte testi. Një njeri që spati nevojë për asnjë strukturë. U fliste njerëzve tek pullë, me këmishë të zbërthyer dhe atlete. Edi Rama ka bërë të njëjtën gjë si Beppe Grillo, ka joshur njerëzit. Politika është individuale. Nëse ju mendoni se nuk kemi një format të ngjashëm me ‘5 Yjet’ kemi Edi Ramën. Me gjithë këto skandale, ai sharmon endje njerëzit. Edi Rama u ka bërë hipnozë shqiptarëve. Spo bëj krahasim 100% me situatën”, tha Çani.

Shpëtim Nazarko:
Italia është një vend i bukur, i ngrohtë, dhe nuk pëson dot tronditje të madhe, pasi mbështet në ndërmarrjet ë mesmeve dhe të vogla. Nuk e rrëzon përdhe kur ka tërmete të klasës politike. Mbas vdekjes së të mëdhenjve të Europës, ajo po përjeton një krizë të madhe. Berlusconi është i fundit i Mojkanëve, ai e shndërroi nga ‘Bella Italia’ në një Itali koncertesh. Italia bazohet tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla.

Ilir Kulla:
Unë pajtohem me Shpëtimin që ky është fundi i një epoke dhe fillimi i një epoke të re. Unë se kisha surprizë. Kur ndodhin valë të mëdha ndryshimesh, një vend me shpërndarje gjeografike shumë më ndryshe, ku fut edhe popullsinë e ishujve, diferencat ekonomike midis jugut dhe veriut, apo dhe deri në faktin që Italia kaloi në mënyrë shumë të pa zhurmshme një krizë të madhe me bankat. Italia nuk është më ekonomia brenda 7 ekonomive të mëdhaja të botës. Kjo është dhe pasojë e vendimeve financiare të shumë njëanshme të Gjermanisë. Para 3 vitesh italianët dhanë besimin se Renzi do të çonte për skrap të gjithë klasën e vjetër, por më pas u bë pjesa mbrojtëse dhe avokatura e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb