Kreu i PD Sali Berisha, ka dalë nga banesa e tij për të shkuar drejt SPAK. Berisha u pyet nëse PD do të ketë kandidat rezervë për kryeministër.

Ai u shpreh se këtë variant e kërkon Rama, por se nuk ndodh asnjëherë. Sipas tij, PD është parti sovrane dhe askush nuk ia dikton se kë vendos kryetar.

Sali Berisha: Këtë e do Edi Rama. Por jo, nuk do mund t’ia caktojnë kryetarin kësaj partie. Sot është partia më sovrane. Ne duam të kthejmë votën e lirë, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës. Por patjetër në PD do të ketë një garë për zgjedhjen e kandidatit për kryeministër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: