TIRANË

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ftuar në emisionin “A Show” në News 24 ka folur për situatën politike në vend dhe për rolin që ai luan tek selia blu.

Paloka tregoi detaje për veprimin e PD-së për djegien e mandateve, ndërsa thekson se vetë ai nuk ka qenë dakord me idenë që ky proces të kryhej në këto momente, por me fillimin e muajit qershor në kohën kur edhe zgjedhjet lokale të afroheshin.

Nënkryetari shtoi mes tjerash se kurrë nuk ka qenë pjesë e klaneve politike dhe për këtë, ai tha se mendimet e tij i ka thënë ashtu siç i ka menduar si me Berishën ashtu edhe me Bashën.

“Unë përpiqem të dalë në televizion sa më rrallë, sepse po dole shpesh bëhesh bajat. Nëse njerëzit do të dinë të na drejtojnë ne, sigurisht që ne do ta kemi më të vështirë të jemi kaq të poshtër sa jemi.

Zgjidhje do të ketë, por janë zgjidhje që kërkohen që shqiptarëve t’u jepen zgjedhje me vërtetë të pranueshme. Unë skam qenë kurrë pjesë e klaneve në politikë, unë kam qenë kundër tyre. Unë kam thënë mendimet e ia kundër, por ia them si Berishës ashtu edhe Bashës.

I kam thënë mendimet  aty ku mendoj se bëj efekt më tepër kur kam pasur takim kokë më kokë. Me ndershmëri në politikë ecet, por edhe pse me avash. Unë jam nga ata, që mendoj se çështjet dhe problemet duhet të zgjidhen brenda  grupit.

Unë e konsideroj PD si pjesë të familjes. Në ’92 kur disa dolën kundër Berishës, më thotë Imami: Ne do ikim se nuk do rrimë! Që atëherë iu kam thënë se po qe kështu, hajde të rrimë këtu dhe ta ndryshojmë këtë situatë, meqë është kështu siç thua ti. Nuk ka qenë kjo ideja ime, por unë kam menduar se dorëzimi i mandateve të bëhej para zgjedhjeve lokale. Në radhë të parë unë i qëndroj vendimit tim, por ky ka qenë vendimi detyrueshëm”, tha Paloka.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb