A ka shanse Arta Marku të marrë një mandat të dytë si kryeprokurore? Analistët e ftuar në emisionin “Real Story” i japin shumë pak shanse, për të mos thënë zero.

Për Skënder Minxhozin, Arion Sulon, Mira Kazhanin dhe Klodiana Lalën Arta Marku i ka humbur shanset për t’u rizgjedhur kryeprokurore.

Pjesë nga debati në studio:
Minxhozi: Marku u vetëprojektua si një personazh, që më shumë do të mbante zurën hapur në pritje të SPAK e BKH, që do të bënin namin.
Lala: Faktet janë kokëforta.
Minxhozi: Unë nuk mendoj se Marku sot ka shanse të barabarta me dy kandidatët e tjerë. Mua më pëlqeu Olsjan Çela, por Marku s’ka shanse të zgjidhet.
Lala: Atë e ka në dorë politika.

Minxhozi: Këtë nuk e di.
Sulo: Pse Arta Marku rikandidon? Është alogjike. Ka tetë muaj që bën fushatë.
Minxhozi: Është e drejtë e zgjedhësit.
Sulo: E ka bërë fushatën elektorale propagandë për t’u zgjedhur. Kur ka dalë Arta Marku në një intervistë, përveçse kur u hap gara. Marku ka marrë mbështetje nga mazhoranca, për shërbimet që i ka bërë. Do shpërblehet Marku, ndaj i thuhet shko në zgjedhje.

Minxhozi: Kjo është tallje pastaj.
Sulo: Ka kandiduar me mbështetjen e tyre, por jo për të fituar, është caktuar tjetri për fitore.
Minxhozi: Po e përdorin pra.
Lala: Marku, që kur nisi të prezantohej, nisi me një gabim shumë të madh, e nisi duke bërë një panoramë të familjes. Ajo filloi të tregonte që është nënë e dy fëmijëve, bashkëshorti punon këtu, etj. E nisi me shprehjen ‘duke parë e duke bërë’ dhe që këtu e humbi shansin. Ajo nuk e ka staturën për të qenë prokuror i përgjithshëm.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb