KOSOVE- Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani asnjë kosovar nuk është i prekur nga sulmi i fundit që ndodhi në Las Vegas, që shkaktoi 59 viktima, shkruan ‘Klan Kosova’.

Ndërkohë, këtë fakt e konfirmuan edhe autoritetet shqiptare se në nga ky sulm nuk pati asnjë shqiptar të plagosur. Nga sulmi me armë zjarri 59 persona mbetën të vdekur e mbi 500 të tjerë të plagosur.

Stephen Paddock qëlloi me mitraloz dhe armë të tjera nga kati i 32-të i një hoteli. Ndërkohë, autoritetet amerikane raportuan dje se deri më tani nuk gjetën asnjë lidhje të agresorit me Shtetin Islamik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb