Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e vulës, në lidhje me përfshirjen e Lulzim Bashës në grupin e deputetëve të PD.

Në një intervistë ai ka deklaruar se dera është e hapur për deputetët e tjerë, por për Bashën, kjo derë është e mbyllur.

Berisha e quajti Bashën si personi përgjegjës që ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.

“Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: