TIRANE

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit i ftuar në emsionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka komentuar  nëse klienti i tij ka video intime të politiakanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.

““Që në vitin 1998 unë jam avokat, nuk di të ketë video. Balilët nuk janë 3 vota në Sarandë, por mijëra vota se kanë shume biznese dhe lidhje. Familja Balili jo vetëm Kelmendi i kanë shërbyer që nga PD, LSI dhe PS, të gjithë partive. I jep vota. Edhe një njeri krejt i zakonshëm, edhe ai që lyp shpreh vullnetin e tij në fushatën elektorale. Unë Balilin,  e njoh si qytetar të thjeshtë dhe që vjen nga një familje punëtore”, deklaroi ai.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb