Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pak momente më parë doli në një deklaratë për shtyp sqaruar më në detaj marrëveshjen Gruevski-Ahmeti. Ai theksoi se ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me marrëshjen që po diskutohet orët e fundit.

“Dëshiroj të shuaj të gjitha spekulimet, se në kryesinë e BDI është marrë vendim për njërin nga pesë opsionet që janë shtruar në tavolinë. Procesi i debatit po vazhdon dhe anëtarët e kryesisë dhe deputetët po japin pro dhe kundra, dhe se në asnjë moment nuk është arritur të formulohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim dhe se po bisedohet për gjitha opsionet dhe se të pesë opsionet mbeten të plotëfuqishme për momentin”, theksoi Osmani.

Ai tha se po zhvillohen bisedime për të gjitha opsionet e mundshme, dhe sonte presim të sjellim edhe vendimin në lidhje për njërin nga pesë opsionet e BDI-së, që janë shtruar në tavolinën e kryesisë së BDI-së.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb