TIRANE


Tre gjyqtarët që kanë në dorë çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.


Pavarësia e gjyqtarëve për këtë çështje është shumë e dyshuar. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se të tre gjyqtarët e çështjes së Tahirit nuk e kanë kaluar ende sitën e vettingut.


Lala u shpreh se derisa gjyqtarët nuk e kanë kaluar sitën e vettingut, vendimi që ata mund të marrin mund të jetë i ndikuar nga ky fakt. Saimir Tahiri po gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda për tri akuza të rënda, ndërsa gjyqtarët janë tërhequr për vendim.

(d.xh/Balkanweb)

Etiketa: