Lulzim Basha nga parlamenti ka dhënë një deklaratë për mediat. Basha u pyet nëse ka frikë nga hetimet për 21 janarin.

Ai tha se frikë duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin, duke shtuar se ai vetë “nuk ka shkelur ligjin në punët që ka bërë”. Basha deklaroi se e mbështet SPAK-un në mënyrë të pakushtëzuar.

Lulzim Basha: SPAK të bëjë detyrën, të vërë para drejtësisë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Mbështesim SPAK në mënyrë të pakushtëzuar. Rama dhe qeveria janë në konflikt me Strukturën e Posaçme. Rama t’i japë fund sulmeve të hapura dhe të fshehura ndaj SPAK.

Unë jam në dispozicion të SPAK, nëse do të thirrem për 21 janarin ose çështje tjetër. Duhet të marrë fund epoka që deputetët të kenë imunitet. Heqja e imunitetit parlamentar do ndihmonte për të trajtuar të gjithë si qytetarë të barabartë. Për 21 janarin ose çështje tjetër, frikë duhet të kenë ata që kanë shkelur ligjin. Unë kam zbatuar gjithmonë ligjin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb