Deputetja e PD Ina Zhupa pyeti kreun e SPAK Altin Dumanin nëse Struktura e Posaçme ka nisur hetim për deputeten e PS dhe ish-ministren e Jashtme e të Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe presidentin Bajram Begaj, për çështjen e pronave të ushtrisë.

Dumani në përgjigje u shpreh se çështja ndodhet në hetim, duke shtuar se çdo deklaratë duhet të verifikohet.

Ina Zhupa: Ju keni nisur hetim për pronat e ushtrisë. Në këtë hetim a përfshihet Olta Xhaçka dhe presidenti Bajram Begaj?

Altin Dumani: Ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, të gjithë kemi mundësi të bëjmë më mirë. Kur ka deklarata publike, ne bëjmë verifikime. Kur një politikan bën një deklaratë, ne hetojmë për atë sesa qëndrojnë ato që thotë dikush. Për çështjen e pronave të ushtrisë, ju e thatë se është nën hetim, kaq informacione mund të jap.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb