Gazetari Anri Bala dhe deputetët e Partisë Demokratike, Luan Baçi dhe Dashnor Sula, u përfshinë në një debat të tensionuar në studion e News24 në lidhje me protestën e djeshme të opozitës dhe akuzat për dhunë nga ana e policisë.

Anri Bala hapi debatin duke pyetur: “E zëmë se u provokuat nga policia. Nëse ti qëllon efektivin, ke përgjegjësi ligjore?”

Dashnor Sula iu përgjigj, duke thënë: “Mos u merr me mua ti, ka organe që merren me mua… Unë them që s’duhet të ketë dhunë.”

Bala kundërshtoi, duke kërkuar sqarim: “Po me kë duhet të merrem?”

Sula insistoi: “Ore unë s’dua të ketë dhunë…”

Luan Baçi solli në vëmendje një status të Edi Palokës në Facebook, ku ai citoi një mesazh nga një polic që thoshte: “Turp o shoku im.” Ai theksoi se “në çfarë derexheje është katandisur policia,” duke akuzuar se ata po marrin “urdhra të paligjshëm.”

Bala pyeti: “Të shtysh është urdhër të paligjshëm?”

Baçi vazhdoi me detaje mbi ngjarjet në protestë, duke shpjeguar se: “Te sheshi Wilson ata devijuan makinat. Pastaj, pas një ore, policia në megafon thotë të lirohet rruga, policia do zbatojë ligjin dhe filluan provokimet me forcë. Ne u thamë që nuk lëvizim.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb