Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat u pyet nëse ndjen përgjegjësi për faktin se BE nuk hapi negociata me Shqipërinë.


Rama u shpreh me ironi që patjetër ndjen përgjegjësi se Gjermania e Franca nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe pse disa vende, për interesa të tyre, i thanë jo hapjes së negociatave.


“Po sigurisht, është përgjegjësia ime që Franca dhe Gjermania kanë përplasje. Është përgjegjësia ime pse bëhen zgjedhjet europiane. Është përgjegjësia ime pse disa vende, për arsye të tyre thonë jo”, tha Rama.


Edi Rama theksoi se reforma zgjedhore do të mbarohet përpara Vitit të Ri ndërsa theksoi se do punohet për të siguruar votën e emigrantëve.

“Reforma zgjedhore do mbarohet para vitit të Ri para Vitit të Ri, kurse pas Vitit të Ri do të flitet për tema të tjera. Do të merremi njëherë me rekomandimet e OSBE ODIHR, ndërsa do të shqyrtohet edhe mundësia që të votojnë emigrantët”, deklaroi Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb