Soriraq Hroni, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në rubrikën “Opinion” në Neës24, u shpreh optimist për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 2030.
Por Hroni tha se në të gjithë këtë proces duhen shfrytëzuar resurset e brendshme, ndërsa vlerësoi pozitivisht ekspertizëm që vendi ka.
“Hapja e negociatave në mënyrë të veçantë për grup kapitullin e parë është e rëndësishme. Ka krijuar një moment shumë pozitiv, ka një hapje dhe një dëshirë për ndryshim.
Jam i mendimit se ky optimizëm duhet të mbështetet në resurset e brendshme që janë të shumta. Jam mbështetës i idesë se vendi ka ekspertizën e nevojshme në çdo fushë dhe drejtim”, tha Hroni.