Në emisionin Open në News 24 u diskutua për partitë e reja politike në zgjedhjet e 11 majit. Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj tha se një parti e re duhet kohë që të forcohet.
Ndërsa, Zekthi nga ana e tij nënvizoi se ka plot raste në Europë, kur partitë e reja kanë marrë pushtetin shumë shpejt.
Agron Shehaj: Partitë e reja janë zgjidhja për vendin.
Fitim Zekthi: Si mund të jenë zgjidhje, kur ti thua do ta sjell ndryshimin, kur të bëhem i fortë?
Agron Shehaj: Në cilin vend të botës një parti e vogël bëhet menjëherë parti e fortë?
Fitim Zekthi: Në Bullgari, në Austri ka parti të reja që kanë marrë pushtetin.
Agron Shehaj: Si mundet që një parti e re të fitojë menjëherë pushtetin?
Fitim Zekthin: Partitë e reja duhet të kenë objektiva të qarta dhe jo si të mendojnë të vijmë në pushtet pas 10 vitesh. Partia e Macron fitoi zgjedhjet, pasi ishte parti e vogël.
Agron Shehaj: Unë jam me këmbë në tokë. Ne do shohim si do dalë rezultati i zgjedhjeve, por me Ramën nuk bëjmë koalicion.
(Balkanweb)