Kreu demokrat Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të PD-së, kanë vizituar në spitalin e Traumës nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës, e cila u mbajt në Tiranë, në kuadër të mosbindjes civile.

Ende nuk dihet se çfarë ndodhi me nënkryetarin demokrat të Kuvendit, por PD pretendon se ai humbi ndjenjat pas dhunës së ushtruar nga policia. Kjo e fundit ka mohuar pretendime të tilla.

Ndërkohë nga videot e siguruara nga gazetari i News24, Osman Stafa, brenda dhomës së spitalit kreu demokrat pyet “a mund të identifikohen ato…”.

Dhe pasi merr përgjigjen pohuese, kreu demokrat shprehet “shumë mirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb