TIRANE
Drama “Zogu i Zi” vjen këtë fundjavë për publikun në skenë e teatrit Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” E shkruar nga autori David Harrower dhe me regji nga Kiço Londo, kjo shfaqje teatrore vjen në skenë me interpretimin e tre aktorëve të njohur, Alfred Trebicka, Laura Nezha, dhe vajzës së vogël Rexhina Ibro. Një shfaqje teatrore, që është e bazuar mbi një histori të vërtetë dhe vjen për publikun mbrëmjet e datave 16 dhe 17 nëntor.


Kjo shfaqje sjell historinë e dy personazhe mjaft interesantë dhe bart një dramë të madhe. Është dashuria e një vajze 12-vjecare Una, me Rein një 39-vjeçar, e cila është kthyer në një nga temat më të nxehta të diskutimit mes asaj që shoqëria e etiketoi viktima dhe abuzuesi. Una kthehet 15 vite më pas për t’u përballur me atë që konsiderohet abuzuesi i saj Rei i cili duket gati i papërgatitur për këtë përballje me këtë vajzë të re joshëse por që në të njëjtën kohë ka qenë dhe viktima e tij. Pikërisht kjo ngjarje kjo përballje, ky diskutim mes shoqërisë për viktimën për abuzuesin, për marrëdhëniet shoqërore për dashurinë apo për abuzimin dhe të gjitha këto shfaqen në mënyrën më komplekse në këtë shfaqje teatrore “Zogu i zi”. Në një intervistë për emisionin’ Chic’ të Fjodora Fjorës në News 24 Alfred Trebicka i cili interpreton rolin e Reit në këtë shfaqje, tregon më shumë rreth saj dhe pozitën e vështirë që e ka vënë ai rol sepse ky personazh është dhe mjaft i përfolur për sa i përket mënyrës se si duhet të sillet apo të mos sillet një 39-vjeçar me ndjenjat e tij për një fëmijë pothuajse sepse vajza që ai ishte dashuruar ishte vetëm 12 vjeçe.


Alfred Trebicka
Alfred Trebicka

Që në fillimet e veta kur është shkruar në mesin e viteve 2000 “Zogu i zi” në vetvete e prezantuar në festivalin e Edinburgut ka bërë shumë zhurmë. Është një histori që bazohet në një ngjarje të vërtetë. Një dramë që nga ana psikologjikë por dhe nga ana e mesazheve që duhet të përçojë nuk duhet të ketë qenë e thjeshtë.


“Në përvojën time si aktor, kur e mora për herë të parë skriptin ishte me të vërtetë tronditëse jo për faktin e ngjarjes sociale por me mënyrën se si është ndërtuar vepra, dialogu, struktura dhe dy karakteret që lëvizin në të. Element i jashtëzakonshëm është gjuha dhe ana teknike, si është ndërtuar. Në pamje të parë duket sikur është poezi, pasi dialogu në të është me një fjalë, me një fjali. Por ky element, pavarësisht se është teknik në pamje të parë është funksionar. Kur futesh dhe bëhesh pjesë e veprës e kupton se nuk ka qenë një tekë apo një dëshirë e jashtme e autorit por një pjesë e asaj që ai ka ndërtuar, me heshtje, pauza, retiçenca etj”. “Zogu i Zi” bazohet në një ngjarje reale por vajza ka qenë më e rritur jo 12 vjeçe. Autori i ndërgjegjshëm ia ka ulur moshën asaj për ta bërë më goditëse dhe për të hapur më tepër debate nga ana sociale dhe ai e ka pranuar vetë se nuk dëshiron të bëj as moral as didaktikë thjesht ai donte të hapte debate dhe problemi të jetë i diskutueshëm. E mira e kësaj shfaqje është se pasi del nga ajo publiku debaton, diskuton pyet për fenomenin.
A mund të ekzistojë dashuria mes dy njerëzve që kanë përjetuar një ngjarje për të cilën Rei është dënuar?
“Ka pasur një ndjesi, një lidhje mes tyre por edhe diferenca mes tyre në moshë gati 29 vjet kanë shumë rëndësi për të kuptuar raportin e tyre. Është një vepër që ngjall shumë diskutime, shumë debat është shumë delikate, qofte fenomeni që ai hedh qoftë mënyra se si duhet përceptuar. Përceptimi i parë duket si abuzim si pedofili por nuk është kështu. Ata takohen pas 15 vjetësh Una është 27 vjeçe ndërsa Rei 54. Por ata të dy e dinë që nuk mund të jenë kurrë bashkë saqë në një moment Rei i thotë Unës m’u zhduk nga sytë. Dhe vepra mbyllet me klithmat e Unës që thërret Rei Rei Rei.

Është një shfaqje që të fut në një moment reflektimi për atë që shoqëria botërore por edhe shqiptare është duke kaluar. Të flasësh apo të mos flasësh për atë që ndien, të jetosh apo mos të jetosh një histori, rregullat që duhen ndjekur të gjitha ato ndodhi që ndodhin në jetën e gjithë secilit por që kanë frikë t’i thonë me zë të lartë. Mendoni që kjo shfaqje do të japi një mesazh të tillë edhe për Shqipërinë.

Sigurisht! Vepra është thellësisht emancipuese në tërësinë e saj. Një nga karakteriristikat e dramaturgëve të mëdhenj është pikërisht ajo gjë, që kanë kurajon dhe guximin artistik t’i thonë gjërat të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i artikulojnë dot. Një nga vlerat e David Harrower është se ai me shumë mençuri, inteligjencë i shkon shumë saktë e laburon shumë saktë fenomenin. Impakti tek publiku është i jashtëzakonshëm. Gjatë shfaqjes së tij të parë në majin korrik pati një impakt të madh, ishte përcjellë mesazhi i saktë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: