Gazetari Alfred Lela, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lela u pyet nëse zgjedhjet në SHBA do të kenë ndikim në Shqipëri. Ai tha se patjetër që zgjedhjet në Amerikë do kenë ndikim edhe në vendin tonë. Sipas tij, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet, gjërat do të lëvizin ndryshe edhe për PD-në në Shqipëri.
Alfred Lela: Patjetër zgjedhjet amerikane do ndikojnë edhe në Shqipëri. Me fitoren e Trump, PD-së i hapet një tjetër kurs dialogu në Shtëpinë e Bardhë, në Senat, në Kongresin Amerikan.
PD do ketë një parti simotër në Shtëpinë e Bardhë, me Trump në Shtëpinë e Bardhë, me një Departament Shteti të ndryshuar, gjërat do lëvizin ndryshe për PD-në dhe opozitën shqiptare. Kjo është pak, por e sigurt. Nëse fiton Trump, do jetë i gatshëm të ndihmojë partinë simotër, Partinë Demokratike të Shqipërisë.
(Balkanweb)