Në emisionin Open në News 24 u diskutua për protestën e sotme të PD-së dhe për zgjedhjet e 11 majit 2025. Koordinatori rajonal për Tiranën në PD Klevis Balliu deklaroi se banditët përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa, analisti Dritan Hila u shpreh se bandat përdoren nga të dyja partitë e mëdha, duke shtuar se gjithsesi ato nuk janë vendimtare në rezultat. Hila gjithashtu tha se PD ka përçarje të brendshme.

Klevis Balliu: Krimi përcakton rezultatin e zgjedhjeve.

Dritan Hila: Bandat përdoren, por nuk janë vendimtare.

Klevis Balliu: Më 2021, zgjedhjet u ndanë me 38 mijë vota. Sa është impakti i bandave të Durrësit, Shkodrës, Dibrës. Ju i nxorët banditët nga burgu dhe i futët në punë në bashki. Nuk jemi ne Çyrbja. Ne nuk bashkëpunojmë me krimin. Kemi shumë gabime, por nuk kemi lidhje me mafien.

Dritan Hila: PD ka një përçarje, që u evidentua me Agron Shehajn. Uniteti nuk është aq i çeliktë sa duket.

Klevis Balliu: Këta janë të vetmuar, nuk i takon më njeri. Iku Sorosi, iku ai tani.

Dritan Hila: I ka ardhur Macron në Tiranë, i ka ardhur gjithë BE. Problemi është që Sorosi ka rrënjë të thella në SHBA.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb