KINE – Ministria e Jashtme e Kinës thotë se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar nëse janë të vërteta ose jo njoftimet se Koreja e Veriut ka përdorur ambiente kineze për të ndërmarrë një sulm kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying tha sot se Kina është “kundër çdo forme sulmi kibernetik” dhe se nuk do të arrinte asnjë përfundim pa pasur “fakte të mjaftueshme”.

Megjithatë, Hua tha se Kina është kundër sulmeve ndaj palëve të treta “duke përdorur ambiente të një vendi tjetër” dhe se është e gatshme të angazhohet në “dialog me vende të tjera.”

Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në bisedime me Kinën, për të gjetur mundësi për të bllokuar sulmet kibernetike nga Pheniani.

Kërkesa për ndihmë mund të paraqesë probleme sepse Uashingtoni ka thënë prej kohësh se ndërhyrjet kibernetike kineze kanë kërcënuar sekretet e mbrojtjes amerikane, ka dëmtuar aftësinë konkurruese të kompanive amerikane dhe u ka kushtuar vende pune punonjësve amerikanë.
(er.nu/voa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: