Çfarë do ndodhë në vend pas 30 Qershorit? A po kërkon kryeministri Rama “kokën” e Ilir Metës? Kjo ishte pyetja kryesore mbi të cilën diskutuan një panel me analistë dhe gazetarë në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24.

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama tha se deklaratat e socialistëve dhe vetë Ramës se opozitarët, përfshi këtu edhe vetë Presidentit Meta, paskan frikë nga reforma në drejtësi, lidhet me faktin se qeveria e di shumë mirë se trupa e re e drejtësisë do vendosë siç ata thonë.

Ai tha se Shqipëria po jeton tashmë nën regjim dhe se njeriu i fundit që nuk është kapur prej tij, është Presidenti Meta.

“Ata e dinë se trupat e reja të sistemit të drejtësisë do vendosin siç thotë këta. Nuk po shkojmë drejt një regjimi, ne jemi brenda një regjimi. E vemja gjë që ka mbetur pa marrë është Presidenti i Republikës”.

Për situatën politike dhe aksionin opozitar foli edhe ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili tha se opozita jo vetëm nuk i njeh votimet e 30 qershorit, po do vijojë me protesta deri në rrëzimin e qeverisë.

“Opozita nuk i njeh këto zgjedhje se janë votime, por janë edhe të paligjshme. Pa folur për cilësinë ligjore, kushtetuese dhe standardeve. Ndërkombëtarët, por edhe ODIHR e tha që i vetmi i vend ku diskutohet dekreti i Presidentit është Gjykata Kushtetuese”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: