TIRANE- Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli teksa ka mbështetur hapur protestën e Partisë Demokratike pohoi publikisht se ky hap duhet të kishte nisur me kohë. E ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në “News24”, Topalli tha para analistëve se protesta nuk duhej të ishte lënë për tani, ndërsa dukshëm kritikoi kreun e partisë ku ajo bën pjesë.

Nga ana tjetër Topalli nënvizoi faktin se protesta duhet të shtrihet në të gjithë vendin. “Ky është një sistem që ka simbol krimin. Unë them se ka një mijë mundësi krijimi dhe hapësira. Unë besoj në rritjen e presonit dhe protestën. Do e kisha bërë me kohë, s’do e kisha lënë për sot. Ne bëmë ligjin, por dekriminalizimi nuk është se ndodhi. A mund të bënim ne më shumë? (Analistët i përmendin disa emra zyrtarësh) Nuk është vetëm Rroshi. Flas për fenomenin. Emrat i kemi në parlament dhe ata nuk përmenden. Ndaj duhet kurajo.”, tha Topalli. Deputetja demokrate ndër të tjera tha se dhe rotacioni politik ka aspekt pozitiv.

“Nuk ka forcë politike që mund të rri 5 mandate, dy mandate merr. Një aspekt ishte i mirë, rotacioni… ne jemi në një pikë kritike. Më vjen një herë në zyrë kryetarja e zonjës së Laburistëve. Ishte fisnike. Kishte nisur jetën parlamentare 20 vjeçe. Po i tregoja për përpjekjet e vendit tonë. E di ç’më tha: ‘Më shiko Jozefinë, ne kemi një mijë vite parlamentarizëm’. Dua të them se vendimmarrjet nuk janë të lehta. Mendonit ju se do dilnit nga burgu e do përmbysej sistemi?(I drejtohet Lubonjës)”, theksoi deputetja.

Rakipi: Mendoni që PD është me kryetar formal zotin Basha dhe me kryetar real zotin Berisha?
Topalli: Jo nuk e mendoj kështu. Në çdo çështje të organizimit të partisë, të përzgjedhjes së kandidatëve, të forumeve është në të gjitha zoti Basha, zero influencë zoti Berisha.
Berisha nuk ka, zero ndërhyrje në organizim dhe në emërim. Në dominim në parlament është Sali Berisha. Nuk mund ta lërë zoti Berisha zotin Basha të flasë.

Ishte Sali Berisha që foli për Shullazin. Kur Berisha foli për avionë me drogë, qeshën të gjithë. Duhet kurajë se unë mund të kem informacion por ndalem se them a do më çohet media kundër.

Lubonja: Mund të jenë komplimentare. A i bën mirë apo keq PD-së?
Topalli: Sipas meje nuk i bën dëm opozitës, të bësh një betejë parlamentare. Unë do të kisha dashur t’ia kaloja Sali Berishën në betejën parlamentare, nuk ja kaloj dot.

***

Kam qenë kryetare e parlamentit dhe kam votuar kundër prokurorit të përgjithshëm. Unë jam vetja ime, them atë që mendoj dhe nuk e kam fare për të sulmuar X apo Y.

Bushati: Kritika kryesore për opozitën, “zgjedhjet e lira një alibi, është protestë për të sabotuar reformën në drejtësi”. Nëse Basha e ka hedhur poshtë dhe thotë nuk hyj në zgjedhje me Ramën, mos duket se ju preokupoheni më shumë për atë që thonë kundërshtarët?

Topalli: Unë sapo ju thashë përpara që unë kam pasur opsionin e nisjes së protestave 2 vite më parë. Nuk është pyetje për mua. Kur kemi votuar ndryshimet kushtetuese unë kam votuar kundër ONM-së, unë dhe një deputet tjetër. Unë nuk i kam lexuar këto ligjet që kanë ardhur, por di që kreu i kom i ligjeve turret kundër KLD-së, ndërkohë që ministri ka vërejtje për ONM-së.

Ata që vijnë në protestë nuk vijnë vetëm për zgjedhje të lira. Mendoj se PD duhet të flasë më shumë për varfërinë, për papunësinë, për shqiptarët që po ikin. Ndoshta është zgjedhje që do godasë tek vota e lira.

Bushati: Nuk jam dakord me ju, se po të isha në vendin tuaj do thosha se do i kisha mbushur mendjen që Shqipëria është kanalizuar, situata, problemi është tek zgjedhjet.
Topalli: Nëse ja kemi arritur kësaj atëherë mbeten zgjedhjet.

Rakipi: Ju jeni një nga figurat më të rëndësishme të PD, por nuk ka një besim nga ju që Basha është ai që i duhet PD-së?

Topalli: Ai është në krye të PD-së dhe ka marrë një mision që duhet mbështetur. Nuk është e lehtë. Unë personalisht nuk e shoh me pesimizmin siç e shihni ju, unë e njoh këtë forcë politike.

Rakipi: Kjo është një parti që ka pasur një nga liderët më të fortë në Evropën Lindore?

Topalli: Unë besoj se deri ne qershor kemi mundësi për të përmbysur situatën, jo thjesht për pushtetin. Vendi është në udhëkryq.

Rakipi: Ka zëra se çadra është ngritur për tu larguar nga vettingu. Poltikanët shajnë njeri-tjetrin por janë më të pasurit. Politikanët kanë shfaqur një frikë nga vettingu. Si e mendoni ju?

Topalli: Vettingu është për pushtetarët dhe jo për qytetarët. Pjesa tjetër është demagogji.

 

(d.d/ed.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: