TIRANË

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 komentoi deklaratat e kryeministrit Rama se po përpiqet të pastrojë imazhin e Shqipërisë, pasi siç thotë ai, opozita me protestat e saj ia nxiu fytyrën vendit në një kohë kur priten të hapen negociata për anëtarësim në BE.

Sipas tij, deklaratat e Ramës janë thjesht politike dhe nuk kanë të bëjnë fare me thelbin e imazhit dhe pastrimit të tij.

“Ka qenë shtet i pakontrolluar, sepse nuk ka patur drejtësi. Kjo është politikë, fare nuk është imazhi. Pyetja bëhet a ka interes perëndimi apo jo në Shqipëri. Nëse ka do të vendosën të gjitha në vend. Ka dy shtete shqiptare në Ballkan dhe qëndrojmë në vendnumëro, sepse jemi të korruptuar. Po del i treti tashmë në Maqedoni. Kemi kryeministër një mësues vizatimi , ku e drejtojnë këto tregun dhe ekonominë”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: