TIRANE- Ish-drejtori i Policisë Vendore në Tiranë, Ervin Hodaj, ka mohuar akuzat e bëra nga Antonio Nazëraj, ku ky i fundit e akuzon policinë se ka favorizuar bandën kriminale të Habilajve.

Hodaj theksoi se akuzat e Nazërajt bëhen me qëllim për të përfituar azil në vendin ku ka shkuar.

“Ka qëlluar një natë që kemi ndaluar një automjet, tip Audi A8, AA 00 3KB dhe arsyeja e këtij ndalimi ka qenë një kontroll i automjetit, ku dyshohej për lëndë narkotike. Në momentin që e i ndaluam, ata ishin dy vëllezërit Habilaj. Kishte dhe një debat midis tyre pasi nuk donin të kontrolloheshin nga ana jonë. Janë larguar nga pika e kontrollit, por më pas janë ndaluar në një pikë tjetër nga kolegët tanë. Në komisariat ata kanë qëndruar rreth 15 minuta, pastaj me urdhër nga lart ata janë lënë të lirë nga drejtori i policisë së asaj kohe”, tha Nazëraj.

Ervin Hodaj, kohë më parë, ka mbajtur detyrën e drejtorit të policisë së qarkut Fier. Ai vinte pas një karriere të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin Kundër Drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: