TIRANË

Gazetari Arion Sulo ka replikuar me analistin Arjan Vasjari në studion “Real Story” në News 24, në lidhje me rolin që ka luajtur presidenti i Republikës, Ilir Meta për zgjidhjen e krizës  politike dhe anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas Sulos, Kreu i Shtetit nuk po luan rolin e unitetit kombëtar dhe fajtore për këtë bëri maxhorancën. Ai shtoi se sot kemi një përplasje mes presidentit dhe maxhorancës. Nga ana tjetër analisti, Arjan Vasjari theksoi se Meta nuk ka qenë fare në nivelin që ia kërkon neni 86 i Kushtetutës.

Pjesë nga debati:

Arion Sulo: Sigurisht se nuk është sot simboli i unitetit kombëtar, sepse ai është në proces shkarkimi nga maxhoranca, Kryeministri ka ngritur një aparat të tërë për ta shkarkuar dhe ti pret unitetin?. Kemi një përplasje mes maxhorancës dhe presidentit.

Arjan Vasjari: Neni 86, thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot, a është Zoti Meta uniteti i popullit. Nuk përfaqëson unitetin e  popullit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: