Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 u pyet nga moderatorja Nisida Tufa nëse ka gjasa që në Shqipëri të përhapet viruzi kinez.
Shahinaj tha se rast me viruzin kinez në vendin tonë nuk është determinuar, por shtoi se nuk do ishte çudi që ky lloj virusi të gjendej në vendin tonë. Ajo deklaroi se nëse një pacient është në gjendje të rënduar shëndetësore, nuk duhet të presë tre ditë, por duhet të paraqitet menjëherë në urgjencë.
Mjekja Valbona Shahinaj: Deri tani nuk është determinuar, por çudi nuk do ishte. Temperaturat e ulëta nuk janë mirë për trupin e sëmurë. Nëse përballemi me temperatura “agresive”, duhet të paraqitemi në urgjenca. Kur shkojmë në spital, do të bëjmë ekzaminimet përkatëse pastaj.
Nëse kemi vetëm një shenjë të virozës, mund të presim tre ditë. Por, nëse fytin pacienti prsh e ka me qelb, duhet të paraqitemi menjëherë në spital, pasi situata nuk pret. Nuk besoj se ka situatë kaq të rëndë, sa të marrim masa drastike. Por, ne jemi të përgatitur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet në janar.
(Balkanweb)