Nga Arbër HITAJ
Spanja prej ditësh është kthyer në vëmendjen të mediave botërore dhe kancelarive më të rëndësishme ndërkombëtare, për shkak të referendumit që rajoni më i pasur i saj Katalonja, zhvilloi të djelën me qëllim pavarësimin. Me pamje të ftohtë për me shqetësim të madh situatën po e ndjekin në gjithë Bashkimin Europian, ku Brexiti, ka lekundur jo pak themelet e unionit.
Frika më e madhe ekzizton në disa rajone të Europës, ku rregjistrohen disa “hot spote”, si Skocia dhe Flanders në Belgjikë.
Ndërhyrja e policisë me mbi 9 mijë forca të dislokuara në Katalonjë me metropol Barcelonën, solli më shumë simpati për kauzën sidomos te nacionalistët dhe masat. Por ky refendum ka një problem të madh që është aspektin ligjor, që do të thotë është nul. Çfarë do të thotë se mundësia për pavarësi reale është zero.
Por si erdhi deri në këtë pikë, rajoni që nga niveli ekonomik është i barabartë me ekonominë e Portugalisë. Katalonja, prej shekullit të 16 është pjesë e Spanjës ndërsa më parë pjesë e mbretërisë së Aragonit. Prej dekadash ata e konsiderojnë veten të “ndryshëm”, nga spanjollët për shkak të gjuhës dhe kulturës, por asnjëherë me parë se dekadën e fundit nuk është përdorur fjala pavarësi.
Për ta ilustruar këtë fakt janë të dhënat e sondazheve të viteve 1960-1970-1980-1990, ku për pavarësinë ishin në favor vetëm 15-20% e popullsisë. Por realiteti ndryshoj sidomos gjatë krizës ekonomike botërore të 2008-2009, që rëndoi shumë në ekonominë spanjolle, duke e kthyer në vendin e dytë për disa vite pas Greqisë me numrin më të madh të të papunëve.
Disa nga shkaqet për rikthimin edhe më të fortë të ndjenjës për pavarësi, u bë rritja e disa taksave që për katalanasit u interpretua si harxhim parash për gabimet e Madridit, por edhe rrëzimi që Gjykata Kushtetuese i bëri një pjese të statutit për më shumë autonomi për krahinën e 17 të Spanjës.
Elita politiko-ekonomike mjaft e fortë e Katalonjës, që nga ajo periudhë zhvilloi një strategji shkeputjeje që padyshim nuk mbaron me refendumin. Shifrat flasin vetë, në vitin 2014, pas një referedumi jo detyrues, rezultoi se pjesëmarrja ishte 50 %, 80 % votuan në favor të pavarësisë. Qeveria qëndrore në atë periudhë e drejtuar po nga kryeministrër Mariano Rayoi e injoroi këtë referendum si të paligjshëm.
Por referendumi i të dielës, nuk mund të injorohet më nga Madridi zyrtar. Tani në lojë, është edhe vetë “koka” e kryeministrit spanjoll Mariano Rayoi. Zërat kritikë ndaj janë shumë forcuar shumë që me lejimin e referendumit në vitin 2014. Edhe pse ka mbështetjen e opozitës socialiste në parlament madje edhe të baskëve që prej vitesh me organizatën terroriste ETA luftuan për pavarësi, zoti Rayoi vështirë se do i mbijetojë politikisht referendumit.
Ajo që e bën ndryshe këtë referendum është se në ndryshim nga 4 vite më parë, vota e kësaj të diele pati mbështetjen nga të gjitha partitë politike të rajonit të Katalonjës, çfarë e bën edhe më të rrezikshme atë që do të vijë më pas, ku erërat e kaosit vërtiten në rajonin më të preferuar nga turistët.
Qeveria spanjolle ka edhe një as nën mëngë për të nxjerr në tavolinën e rrezikshme ku po luhet, dhe është zbatimi i nenit 155 të kushtetutës, që i jep të drejtë qeverisë qëndrore të vendosë kontrollin ndaj çdo njerës prej 17 autoriteteve administrative rajonale. Por një veprim i tillë mund të acaronte madje edhe të sillte një luftë civile, në një rajon me 7,5 milion banorë. Një rrugë dalje tjetër, do të ishte dhënia e më shumë autonomie sidomos financiare ndaj këtij rajoni, duke zbutur elitën e irrituar katalanase.
Për shumë analistë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare refendumi nuk ka asnjë vlerë as në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe as kombëtare. Arsyeja është shumë e thjesht, dhe ajo qëndron te kushtetuta spanjolle e vitit 1978, aprovuar nga mbi 90 % e banorëve të Katalonjës, ku thuhet qartazi, se Spanja nuk mund të ndahet, dhe se Spanja është shteti dhe vendi i të gjithë spanjollëve. Ndryshimin e kushtetutës mund ta bëje vetëm parlamenti, nismë e pamundur duke qenë se gjithë partitë politike janë bashkuar në një qëndrim, kundër pavarësisë së Katalonjës.
Ajo që mund të parashikohet me saktësi në këtë situatë, është fakti se Referendumi për pavarësisë, është vetëm fillimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb