TIRANE – Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24 u diskutua çështja e dosjes “Llalla” si dhe Vettingu.

Në lidhje me hetimin e ish-kryeprokurorit, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studio tha është zyrtare tashmë që prokurora e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës.

Ajo u shpreh se është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në fshehtësi totale.

Është zyrtare që prokuroria e Durrësit ka nisur hetim ndaj Llallës. Ky i fundit nuk ka statusin e të pandehurit, janë dyshime. Është ndër të paktat raste kur prokuroria po vepron në sekret të plotë hetimor. Hetimet 5 mujore janë kryer në diskrecion të plotë, sic e do ligji. Ka një rritje drastike të pasurisë së Llallës nga viti 2003 kur ka deklaruar pasurinë e deri tani. Ky hetim po kryhet nga Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit. Nuk dihet a do kemi një hetim në gjendje të lirë, sekuestrim pasurie a ndonjë masë tjetër.

Dyshime për Llallën janë rritur edhe se bëhet fjalë për një ullishte të blerë 9 vite më parë nga ai për 22 mln lekë, dhe tani ka kërkuar ta shesë për 50 mijë euro. Duhet parë se si ndryshon çmimi nga koha e blerjes dhe ajo e shitjes.

A rrezikon Llalla prangat?

Klodiana Lala: Të gjithë zyrtarët e lartë të dyshuar për korrupsion apo pastrim parash, gjykata ka operuar për masën e arrestit me burg. Nga praktika, prokuroritë kanë operuar me masë sigurie në mungesë për të mos i lënë mundësinë e daljes jashtë shtetit personit në fjalë. Nuk mund ta them definitivsht. Ai rrezikon deri në 7 vite për këtë vepër penale, por nëse faktohen akuza të tjera atëherë dënimi rritet

Mentor Nazarko: Ky është një proces me karakter afatgjatë. Janë kujdesur që ai që do jetë peshku më i madh të jetë aq i madh sa impakti jo vetëm mediatik të jetë i jashtëzakonshëm

Ervis Iljazaj: Këto veprime mund të jenë veprime të ligjshme, me transaksione të ligjshme, por ka rritje fiktive të pasurisë. Ka trefishime të çmimeve që e bëjnë prokurorinë të dyshojë. Kjo është hera e parë që një ish-kryeoprokur hetohet. Adriatik Llalla po hetohet se kemi hakmarrje nga drejtësia e re, se ai është cilësuar shpesh nga SHBA si simbol i kundërrezistencës së vettingut ? Ideja që kanë filluar me Llallën është simbol i hetimit për të gjithë? Jam me këtë të dytën më shumë. Ne do e hetojmë Llallën për atë që ka bërë. Por ai nuk ka pushtet, ne duhet të hetojmë edhe njerëz që janë në  pushtet, jo vetëm ata që nuk kanë më. Besoj se shumë shpejt jemi pranë një peshku të madh të arrestuar, nuk e di a do jetë Llalla apo jo.

Nazarko: Nëse do respektohet strikt norma proceduriale mund t ë ketë edhe një formë tjetër. Do kërkohet arrest me burg për ish-shefin e vet? Apo s’do shihet në një mënyrë kaq të ashpër.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: