Arabisë Saudite përsëriti thirrjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare “për të vendosur një kufi” në atë që e përshkroi si sjellje agresive, dhe “akte sabotimi” nga ana e Iranit, njoftuan mediat saudite.


Eksportuesi më i madh i naftës në botë, ka thënë se shenjat paraprake tregojnë se Irani duhet të fajësohej për sulmet mbi objektet e naftës saudite.


Arabia Saudite hedh poshtë pretendimet e rebelëve Huthi të Jemenit, të cilët e morën përgjegjesinë për sulmin.


Grupi gëzon përkrahjen e Iranit, mirëpo Teherani ka mohuar përfshirjen në sulm.

Mbreti Salman ka thënë në mbledhjen e kabinetit se sulmi paraqet një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Më 14 shtator, ndodhën disa sulme në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për sulmet përderisa ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb