Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” i pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon në zgjedhje me Ramën kryeministër, deklaroi se të jetë për të, shkon në zgjedhje përballë kryeministrit që të dielën.

“Ky është një diskutim që do mblidhemi ne si LSI dhe do të vendosim. Unë shkoj në zgjedhje me Ramën që të dielën”, tha Spahiu.

Përparim Spahiu theksoi se është i gatshëm që të shkojë personalisht në zgjedhje me Ramën, për t’u përballur me të keqen.

“Kur them jam i gatshëm personalisht të shkoj në zgjedhje me Ramën, e them që duhet shkuar. Sigurisht, në një demokraci shkohet në zgjedhje dhe njëra palë fiton,. Nuk po flas e nuk po them që do shkojmë si në Betejën e Valikardës në Bulqizë, por në zgjedhje do shkoja”, deklaroi Spahiu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb