NDROQ

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kanë inspektuar ndërtesat që janë në rindërtim në zonën e Ndroqit.

Veliaj theksoi se deri në fund të muajit gusht, përfundojnë së ndërtuari ndërtesat në këtë zonë.

Erjon Veliaj: Jemi munduar që ata që mundeshim, t’i akomodojmë, duke mos ia prishur shtëpinë. Kur të bëhet lagje e re, duhet të akomodojmë me estetikë edhe pjesët e vjetra. Shumica e objekteve kanë qenë nga ndërmarrjet bujqësore. Ky kapacitet është katër herë më i madh se ai në Vaqarr. Do bëjmë një zgjidhje sa më të mundshme estetike.

Edi Rama: Sa shtëpi janë këtu?

Erjon Veliaj: Janë 74. Në total janë mbi 300 banorë. Besoj se nga fundi i gushtit përfundon procesi i rindërtimit në Ndroq.

Edi Rama: Ku je, ku je? A u bë siç deshët apo jo? U bë siç e deshët. Jo se e deshët ju, por ishte e duhura.

Qytetarja: Rrofshit dhe paçshit sa më shumë fitore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb