Forcat pushtuese ruse në Zaporizhia të Ukrainës raportuan dje se për shkak të bastisjeve të dronëve ukrainas, dy nënstacione të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në qytetin Enerhodar u çaktivizuan, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në zonën më të gjerë.

Një zyrtar në termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në të gjithë Evropën, siguroi megjithatë se sulmet nuk ndikuan në sigurinë e objekteve. Trupat ruse e pushtuan centralin bërthamor që në ditët e para të asaj që ata e cilësojnë operacion ushtarak, në shkurt 2022. Që atëherë Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulme në zonë që ngjallën frikën e një fatkeqësie bërthamore.

Kreu i administratës së emëruar nga Moska në Enerhodar, Eduard Sevanoz, thotë në një postim në platformën Telegram se një nga dy nënstacionet që furnizojnë qytetin u shkatërrua të mërkurën dhe dje të premten u dëmtua edhe nënstacioni i dytë që furnizonte qytetin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb