Java e gjashtë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të shtunën dhe të dielën. Takimi i parë i kësaj jave është Skënderbeu – Laçi, që do të zhvillohet në stadiumin e Korçës, në orën 17:00.

Mbrëmja e së shtunës do të kulmojë me derbin e kryeqytetit, Partizani – Tirana. Supersfida e javës së gjashtë do të luhet në stadiumin “Air Albania” në orën 20:00. Një nga duelet më të zjarrta të kampionatit “Abissnet Superiore” ku spektakli është i garantuar.

Tre takimet e tjera të javës së gjashtë do të luhen të dielën. Vllaznia do të përballet me Bylisin në “Loro Boriçi”, në orën 17:00. Në mbrëmje, në orën 20:00 do të luhen edhe dy takimet e fundit. AF Elbasani do të presë në shtëpi Egnatian, ndërsa Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me Dinamo City-n.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb