PRISHTINE – Zyrtarët e AAK-së shprehin keqardhje për vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për të bojkotuar protestat e Opozitës.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi tha se i vjen keq që VV nuk është pjesë e kundërshtimit të Qeverisë. Sipas tij, keqardhja shtohet kur dihet se zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdimisht kanë kryesuar protestat kundër Qeverisë, ndërsa tashmë kanë vendosur të heshtin.

Lëvizja Vetëvendosje vendosi të mos jetë pjesë e protestave të AAK-së dhe NISMA-s pasi vendimi i tyre për protestë ishte marrë pa u konsultuar me “shefat e VV-së”.

Ky veprim i Vetëvendosjes po shihet me keqardhje nga udhëheqësit e Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës.

Protesta fillon sot, në orën 14:00, dhe është e para e organizuar ndonjëherë nga AAK.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: