KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar sot se deputetët e partisë së tij nuk do ta votojnë ligjin me të cilin pritet themelimi i Gjykatës Speciale.
Në gjykimin e Haradinajt, themelimi i kësaj gjykate nuk do t’i zgjidhë problemet e Kosovës, që sipas tij, janë korrupsioni dhe mungesa e një gjyqësori të mirëfilltë.
Projektligji për Gjykatën Speciale ishte votuar në parim në seancën e 23 prillit të vitit të kaluar. Në këtë seancë 7 deputetë e mbështetën projektligjin ndërsa 3 të tjerë votuan kundër.
Sipas kreut të AAK-së Haradinajt, Gjykata Speciale nuk do t’i zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, por “do ta zgjidhë vetëm një problem”.
“Gjykata si e tillë zgjedh vetëm një rast e çka t’i bëjmë qytetarëve të Kosovës që presim me vite nëpër gjykata tona. Për neve është shumë me më rëndësi që gjithë ajo energji fundja shumë pare që shkojnë me ia dhënë gjyqësorit të Kosovës 300 milionë ma mirë do ishte”, tha Haradinaj.
Sakaq opozita nuk mundi të grumbullojë firmat e nevojshme ër krijim e një seance të jashtëzakonshme për migrimin e kosovarëve. Për mbajtjen e kësaj seance nevojiten 40 firma.
Haradinaj iu kundërpërgjigj edhe deklaratave të zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq i cili në ditën e krishtlindjeve ortodokse ofendoi familjarët e personave të zhdukur që protestonin për futjen e serbëve në kishën ortodokse në Gjakovë.
“Nuk është mirë që asnjë zyrtar i zgjedhur ta ofendojë askënd e veçanërisht t’i ofendojë nënat e viktimave. Nuk është në rregull, është mirë t’u kërkojnë falje nënave, është mirë të tërhiqet një deklaratë e tillë”, tha Haradinaj.
Më herët Haradinaj është takuar edhe me një delegacion të Partisë Qendrore Shqiptare për Integrim nga Mali i Zi e kryesuar nga Isat Jakupi.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: