SHBA

Aaron Carter akuzoi motrën e tij të ndjerë, Leslie Carter dhe vëllain e tij, Nick Carter, për abuzim seksual. Më anë të një postimi në Twitter ai deklaloi se per tre vjet më radha nga mosha 10 deri në 13 vjec është abuzuar seksualisht nga vëllai dhe motra e tij.

“Motra ime ka abuzuar me mua nga mosha 10 deri 13 vjeçare, kur s’merrte mjekimin që i nevojitej. Asaj nuk i pëlqente si ndihej kur merrte mjekimet dhe për këtë arsye shumë herë nuk i pinte. Por kur nuk i pinte ajo bëntë gjëra që nuk do të donte t’i bënte. Jam abuzuar seksualisht jo vetëm nga ajo, por edhe nga dy balerinë kur isha 8 vjeç. Im vëlla më ka abuzuar gjithë jetën”- ka thënë vëllai i ish-anëtarit të Backstreet Boys.

Leslie, një nga katër motrat e tyre, u nda nga jeta në 2012-n, në moshën 25-vjeçare, pas një overdoze nga medikamentet e dhëna me recetë mjeku për çrregulim bipolar.

Aaron gjithashtu akuzoi Nick se ka bërë diçka të papërshtatshme me një nga vajzat në familjen e tyre. “Tani është radha e Nick të tregojë çfarë i bëri një nga vajzave të familjes. Meqë unë e thashë të vërtetën time, shpresoj që gjithë të mbijetuarit e përdhunimeve apo abuzimeve të gjejnë paqe dhe drejtësi,” shkruan Aaron në Twitter. Nick nuk u është përgjigjur akuzave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: