Kristal Abazaj mund të ishte një lojtarë i Osijek që në verë por mes ish futbollistit të Luftëtarit dhe klubit kroat u futën gjigandët e Anderleht. Me sa duket fati i bashkojë palët pasi Abazaj u larguar nga belgët, ekip ku nuk arriti të gjente hapësirat që shpresonte. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, drejtori sportiv i Osijek, Alen Petroviç, zbulon disa nga prapaskenat e këtij transferimi:

Abazaj Me Drejtorin Sportiv
Abazaj Me Drejtorin Sportiv

“E kemi ndjekur për një kohë të gjatë dhe dëshironim ta afronim verën e kaluar, kur u bë e qartë se do të largohej nga Shqipëria. Por pastaj hyri në lojë Anderlehti dhe është e vështirë që të konkurrosh financiarisht me ata, është e pa mundur ti marrësh Anderlehtit një lojtar në merkato”.

Abazajj
Abazajj

“Tani jam i lumtur që arritëm të firmosnim me të në këtë mënyrë. Besoj se ai do të na tregojë atë që ka dhënë duke luajtur me Luftëtarin. Në Shqipëri ai ishte lojtari më i mirë i kampionatit, çka i mundësoi të shkonte në Belgjikë ku konkurrenca është e madhe. Pas këtij huazimi, ne tashmë kemi të drejtën e blerjes së kartonit”, u shpreh drejtori i Osijekut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb