Një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare dhe për Freiburgun nga Spanja. Amir Abrashi ka lënë mbrapa lëndimin që e ka mbajtur për 10 muaj jashtë fushave të futbollit.

Ylli shqiptar ka qenë titullar për skuadrën e tij në ndeshjen miqësore ndaj Mainzit që përfundoi në barazim 2-2. Abrashi ka luajtur për 63 minuta në këtë takim dhe dukej mjaft në formë.

Gjithsesi mesfushori fantastik nga Gjakova nuk do të jetë në gjendje të luaj si titullar deri në muajin mars në Bundesliga.

Kjo për shkak të tempos së lartë të lojërave në futbollin gjerman dhe mjekët i kanë sugjeruar që fillimisht të luajë vetë nga 20-25 minuta, shkruan tg. Abrashi kishte pësuar lëndim vitin e kaluar në ndeshjen ndaj Hertha Berlinit.

Aufstellung
Aufstellung

Mungesa e tij ishte vërejtur shumë edhe tek Kombëtarja e Shqipërisë, ku ylli i Bundesligës ka qenë lider në mesfushë para lëndimit të tij, ndërsa Kuqezinjtë kanë vuajtur për një futbollist si Abrashi duke përmbyllur vitin 2018 me shumë rezultate zhgënjyese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb