TIRANË

Gazetari Ben Andoni i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 kritikoi ashpër partitë politike, ndërsa tha se shqiptarët janë të lodhur nga alternativat e PS dhe PD-së.

Ai tha se pika më e dobët e spektrit politik është se nuk arrijnë të gjejnë dot gjuhën e përbashkët. Gazetari e cilësoi “absurditet” polarizimin mes politikës.

“Ju (politika) nuk e keni gjetur gjuhën e përbashkët edhe  kur na erdhën serbët në Tropojë dhe bënë atë që bënë në Kosovë dhe ju as sot nuk e keni gjetur gjuhën e përbashkët. Çfarë është ky absurditet!”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: