Lady Gaga distancohet nga R.Kelly. Këngëtarja në 2013 ka bashkëpunuar me të në këngën ‘Do what u Want’, por pas akuzave nga disa gra për abuzim seksual nga ana e tij, nuk do t’ja dijë më për të.

Në Twitter këngëtarja ka publikuar një postim të gjatë në të cilën kërkon falje duke e cilësuar sjelljen e kolegut të saj ‘të tmerrshme’ dhe njofton se do të heqë nga të gjitha platformat e saj muzikore këngët e bëra prej tij.

Ajo që ka bindur Miss Germanotën të marrë këtë vendim ka qenë një dokumentar, “Surviving R. Kelly”, i cili është transmetuar disa ditë më parë në Lifetime, në të cilën shumë femra tregojnë që kanë qenë viktima të R.Kelly.

“Më vjen keq -ka shkruar Gaga-, që nuk kam folur më parë’. Në këngët e shkruara prej tij ‘Bëj atë që do me trupin tim’, tani e kuptoj që ka qenë një ‘periudhë e errët e jetës time, kur akoma nuk e kisha kaluar traumën dhe kam qenë edhe unë viktimë e abuzimeve’.

Lady Gaga i bashkohet femrave dhe fshin kështu këngëtarin e jetës së saj.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb