DURRES

Vetedorezohet në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durresit, Arben Isaku, pasi akuzohet se ishte pjesë e një skeme abuzime me legalizimet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Isaku akuzohet për ‘Falsifikim të dokumenteve’. ‘BalkanWeb’ mëson se në polici është dorëzuar edhe ekonomisti i këtij institucioni, shtetasi me inicialet R.K., 27 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet F.R., 28 vjeç, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës-Durrës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Legalizimi”, zyrtarët akuzohen se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: