SPAK përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla dhe 10 ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.
Alla është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
(BalkanWeb)