TIRANE

Ndërsa gjykata  pritet të japë masën e sigurisë për 15 biznesmenet e arrestuar si pjesë e skemës mashtruese me TVSH-të, një tjetër shtetas është vënë në pranga. Burime për “BalkanWeb” thanë se administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, me iniciale Dritan Bareti, është vënë në pranga në vijim të aksionit antiinformalitet.

Ndaj tij janë ngritur gjithashtu akuzat për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”. Gazetarja Klodiana Lala tha per “BalkanWeb” se Bareti ka pranuar te bashkepunoje me drejtesine c’ka pritet te hedhe me shume drite mbi skemen e mashtrimit

Operacioni u ndërmor më 4 shtator, në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit, ku i finalizua me arrestimin e 15 biznesmenëve.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb