Hetimet për abuzimin seksual të ushtruar ndaj të miturës E.Y. në Mbyet të Fierit gjatë gjashtë viteve të fundit kanë bërë të mundur sigurimin e provave të reja dhe kanë nxjerrë në dritë detaje rreth të kaluarës së dy të arrestuarve, Imi Hoxhaj dhe Selvi Yzeirajt, e cila akuzohet se ka ndihmuar bashkëjetuesin që të kryejë marrëdhënie intime me vajzën e saj të mitur. Kështu, mësohet se Ilmi Hoxhaj është denoncuar disa vite më parë për ngacmime seksuale ndaj të miturës E.Y., ndërsa Selvi Yzeiraj rezulton të jetë arrestuar për të tretën herë, pasi është ndaluar më parë në Durrës dhe në Janar të këtij viti në Fier për ushtrim prostitucioni. Ndërkohë, hetuesit kanë siguruar prova shkencore që bëjnë të mundur vërtetimin e faktit se abuzuesi seksual i të miturës 12-vjeçare E.Y., është 52-vjeçari Ilmi Hoxha.

Precedenti abuziv
Lajmi për abuzimin e mëparshëm është bërë i ditur nga burime të gazetës “Shqip”, të cilat sqaruan se babai i vajzës së mitur e ka denoncuar pesë vite me parë Ilmi Hoxhën për ngacmime seksuale. Por, atëherë nuk është bërë e mundur që të provohet fajësia e tij dhe për këtë arsye, pas shqoërimit është lënë i lirë. Ndërkohë, dyshohet se ka qenë pikërisht Selvi Yzeiraj ajo e cila mund të ketë ndikuar në pamundësinë e sigurimit të provave. Kjo, pasi ajo dyshohet që ta ketë manipuluar vajzën e saj, në atë kohë shtatë-vjeçare. Duket se pasi kanë kaluar pa u penalizuar, çifti Ilmi Hoxhaj dhe Selvi Yzeiraj kanë nisur të abuzojnë seksualisht me vajzën e mitur të kësaj të fundit, madje edhe duke kryer marrëdhënie.

Por, babai i të dëmtuarës dhe daja i saj nuk kanë reshtur së komunikuari me vajzën deri sa kanë arritur ta bindin që të denoncojë abuzuesit e saj. Provat Prokuroria e Fierit ka siguruar prova që vërtetojnë se 52-vjeçari Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur. Nga burimet e sipërcituara mësohet se 12-vjeçarja është bindur ta denoncojë Ilmiun dhe të ëmën pas abuzimit të fundit seksual që është kryer ndaj saj. Burimet pohojnë se mjeko-ligjorët kanë arritur të sigurojnë sekrecione të cilat nuk i përkisnin të miturës dhe se nga analizat kanë rezultuar të ishin të 52-vjeçarit Ilmi Hoxhaj.

Ndërkohë, dëshmia e të dëmtuarës, babait të saj dhe dajës janë prova të tjera ndaj dy të arrestuarve. Gjithashtu, gjatë shoqërimit të dy abuzuesve janë siguruar prova të tjera që vërtetojnë se Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe se nëna e saj ka qenë në dijeni të gjithçkaje. Kjo, është vërtetuar me anë të përgjimeve ambientale, ku rezulton se Selvi Yzeiraj i është shprehur të vëllait se nuk mund ta denonconte bashkëjetuesin për këtë abuzim seksual, pasi druhej se mos gjithçka bëhej mediatike.

Masa Gjatë caktimit të masës së sigurisë, fillimisht është shoqëruar për në ambientet e Gjykatës së Fierit 40-vjeçarja Selvi Yzeiraj, e cila nuk ka pranuar që të ketë qenë në dijeni të abuzimit seksual që i është bërë vajzës së saj të mitur. Ajo është shprehur se gjithçka është sajuar nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, me pretendimin se ata nuk ishin dakord që ajo të jetonte me Ilmiun. Edhe ky i fundit nuk ka pranuar të ketë lidhje me abuzimin. Ai është shprehur para gjykatës së nuk kishte abuzuar asnjëherë me vajzën e mitur dhe se gjithçka kundër tij ishte e sajuar. Por, pasi gjykata ka ballafaquar provat e paraqitura nga prokuroria me pretendimet e dy të arrestuarve, ka vendosur të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e tyre dhe të caktojë masën e sigurisë burg pa afat. Të premten e javës së kaluar, e mitura 12-vjeçare E.Y., e shoqëruar nga babai i saj dhe nga daja denoncuan abuzimin seksual që ishte ushtruar për gjashtë vite me radhë. Ajo shpjegoi para hetuesve dhe psikologes se bashkëjetuesi i të ëmës, Ilmi Hoxhaj, kishte kryer prej gjashtë vitesh marrëdhënie seksuale me të. E dëmtuara ka shtuar se për këtë abuzim ka qenë në dijeni edhe e ëma e cila e ka bindur për vite me radhë që të mos i tregonte të atit apo dajës e të mos e denonconte atë që kishte ndodhur. Madje, mësohet se e ëma e ka detyruar vajzën e saj të mitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë kundrejt pagesës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb