SHBA


Dy gardianë të burgut, që kishin për detyrë të ruanin Jeffrey Epstein janë arrestuar.


Gazetat amerikane shkruajnë se dy ish-gardianët tashmë janë dërguar në paraburgimin e Bureau, të akuzuar për shpërdorim detyre. Akuzat e tyre lidhen me vdekjen e 66-vjeçarit, pasi ai u vetëvra  në gusht.


Epstein po priste gjyqin në ngarkim të tij, pasi ishte akuzuar për abuzim seksual me vajza të mitura. Oficerët që do ruanin Epstein në burgun federal dyshohet se nuk arritën ta kontrollojnë atë çdo gjysmë ore, siç kërkohej.

Të dy rojet kishin punuar jashtë orarit për shkak të mungesës së stafit kur u gjet Epstein. Ky i fundit akuzohej për pedofili, teksa u tha se kishte organizuar edhe festa, ku pjesëmarrëse ishin vajza adoleshente.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb