GOLEM

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj pas aksionit të djeshëm në Himarë ku dhe u gjobit një biznes për një faturë të lëshuar në gjuhë të huaj, sot është ndalur në një tjetër biznes në Golem. Nga verifikimet e kryera rezultoi se edhe aty, biznesi në fjalë,  u kap me shkelje dhe nuk i shpëtoi gjobës.

Ministrja  shfrytëzoi rastin t’u bëjë thirrje të gjitha subjekteve se aksioni kundër informalitetit, i cili është  shtrirë në të gjithë vendin nuk do të kursejnë për asnjë moment abuzuesit.


“Neve duke anonçuar këtë plas operacional kemi dashur të mos gjejmë këto shkelje. Sot duhet të respektoni rregullat dhe ju duhet të merrni gjobat. Klienti duhet të di çmimin real  dhe ju keni detyrimin që ta afishoni”-tha mes tjerash ministrja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: